BE nënshkruan paketën e ndihmës financiare prej 5 miliardë eurosh për Ukrainën - NACIONALE

BE nënshkruan paketën e ndihmës financiare prej 5 miliardë eurosh për Ukrainën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një paketë ndihme financiare për Ukrainën në vlerë prej pesë miliardë eurosh (4.88 miliardë dollarë), tha të hënën komisioneri i tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis.

"BE nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për dhënien e 5 miliardë eurove në mbështetje makro-financiare për Ukrainën", shkroi kryeministri ukrainas Denys Shymal në Twitter, duke shtuar se ai është "mirënjohës" ndaj Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Dombrovskis "për një vendim të tillë”.

Shymal vazhdoi duke thënë se kjo është një tjetër shenjë e vendosmërisë së BE-së për të "ndihmuar në fitimin e këtij konflikti, rindërtimin dhe kërkimin e një të ardhmeje evropiane", shkruan CNN.

Lajme të ngjashme