BE: Në Kosovë ka ende shumë sfida, ka nevojë të trajtohet korrupsioni - NACIONALE

BE: Në Kosovë ka ende shumë sfida, ka nevojë të trajtohet korrupsioni

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, e ka përshkruar Kosovën si kandidat potencial që të anëtarësohet në bllok.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, kjo drejtori bën thirrje për më shumë vizitorë në Kosovë.

Megjithatë, theksohet se ka nevojë për forcim të sundimit të ligjit dhe për ta trajtuar korrupsonin.

“Ka ende shumë sfida dhe nevojitet përparim domethënës për të forcuar sundimin e ligjit, për të trajtuar korrupsionin dhe për të punuar drejt një mjedisi më të pastër. Mbështetja e BE-së për Kosovën kërkon të ndërtojë progresin e deritanishëm dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj”, thuhet në postim.

Në postimin me thirrjen “Le ta zbulojmë Kosovën”, ka edhe të dhëna të tjera ku thuhet se 24 për qind e popullsisë përbëhet nga personat nën moshën 15 vjeç, kurse 29.1 për qind i përkasin moshës 30-34.

“Programet e financimit dhe bashkëpunimi shtrihen në shumë fusha si efiçenca e energjisë, zhvillimi i infrastrukturës, trajnimi për të rinjtë, trashëgimia kulturore e shumë të tjeta”, thuhet në postimin e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimin e BE-së.

Lajme të ngjashme