BE nderon popullin ukrainas me Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit - NACIONALE

BE nderon popullin ukrainas me Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në nder të luftës së tyre kundër pushtimit rus, Parlamenti Evropian i ka dhënë popullit të Ukrainës, çmimin vjetor Saharov për Lirinë e Mendimit.

Sipas BE-së, çmimi në vlerë prej 50,000 eurosh do t’u shpërndahet përfaqësuesve të shoqërisë civile ukrainase.

“Nuk ka askush që e meriton më shumë këtë çmim sesa ukrainasit”, u shpreh presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

Ajo më tej shtoi se, “ukrainasit po ngrihen për atë që besojnë, duke luftuar për vlerat tona, mbrojtjen e demokracisë, lirisë e shtetit të së drejtës.”

Çmimi, i quajtur pas disidentit të ndjerë sovjetik Andrei Sakharov, vitin e kaluar iu dha kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny për përpjekjet e tij për të sfiduar kontrollin e Vladimir Putinit në pushtet.

Lajme të ngjashme