BE-ja tregon se i ka ftuar Kurtin e Vuçiqin në takim
Një takim në mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Peter Stano, Zëdhënësi i BE-së, e ka konfirmuar se BE-ja tashmë i ka ftuar për takim kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me dialogun.
“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u ftuan në takime në mbështetje të dialogut në margjinat e Këshillit Evropian më vonë këtë javë” – ka thënë Stano për Klankosova.tv.