BE-ja thotë se mund të punojë me Bordin e Paqes, nëse e ngushton fokusin vetëm mbi Gazën - NACIONALE

BE-ja thotë se mund të punojë me Bordin e Paqes, nëse e ngushton fokusin vetëm mbi Gazën

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se nëse Bordi i Paqes, i drejtuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ngushton fushëveprimin e vet për t’u përqendruar vetëm te Gaza, atëherë udhëheqësit evropianë mund të punojnë me këtë organizatë.

“Ne duam që të punojmë për paqe në Lindjen e Mesme dhe duam që ky Bord i Paqes të jetë i kufizuar në zgjidhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç ishte paraparë” – tha zonja Kallasa para një samite të udhëheqësve të BE-së, ku propozimi i Trumpit është në mesin e temave që do të diskutohen, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Pra, nëse e ngushtojmë deri te Gaza, siç ishte planifikuar të ishte, atëherë ne mund të punojmë me të [Bordin e Paqes]” – shtoi kryediplomatja evropiane.

Presidenti Trump, bashkë me disa udhëheqës të vendeve të tjera, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e nënshkruan themelimin e Bordit të Paqes.

Pjesëmarrjen në Bordin e Paqes e ka konfirmuar edhe Shqipëria, por fuqitë evropiane, Gjermania, Britania, Franca e Italia, e kanë refuzuar ftesën.

Disa shtete të tjera, që u është dërguar ftesa, nuk kanë dhënë ende përgjigje. Në këtë grup ndodhen Rusia, India, Kina, Japonia, Kanadaja, Austria, Greqia, Zvicra, Spanja, Ukraina, Polonia e disa vende të tjera.

Lajme të ngjashme