BE-ja thotë se diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës “po vazhdojnë” - NACIONALE

BE-ja thotë se diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës “po vazhdojnë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Peter Stano, zëdhënës i BE-së, ka treguar se debati mbi heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës është duke vazhduar në Këshillin e BE-së.

Në një përgjigje për Telegrafin, Stano ka treguar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është në favor të heqjes së masave.

“Raporti i Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së, i shprehur në Deklaratën e 3 Qershorit 2023 (Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së) iu dërgua shteteve anëtare dhe diskutimi i parë u zhvillua në qershor.

Këshilli e kishte ftuar Përfaqësuesin e Lartë që të përgatiste një raport të tillë në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023. Raporti është një dokument konfidencial dhe nuk do të bëhet publik.

Përfaqësuesi i Lartë rekomandon heqjen e masave për Kosovën, siç theksoi ai në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024. Diskutimet në Këshill vazhdojnë” – ka deklaruar Stano.

Lajme të ngjashme