BE-ja s’e komenton në këtë fazë “shtetin bektashi”: S’kemi kompetencë për të rregulluar çështjet fetare
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, që disa ditë ka ngritur një debat të madh rreth idesë për krijimin e një shteti të urdhrit bektashi në Tiranë.
Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe Bashkimi Evropian.
Siç raporton ABC-ja e Shqipërisë, BE-ja nuk ka pasur koment për shtetin bektashi në këtë fazë.
“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare” – thuhet në reagimin e BE-së.