BE-ja pritet të heqë dy oligarkë rusë nga lista e sanksioneve, zemërohet Ukraina - NACIONALE

BE-ja pritet të heqë dy oligarkë rusë nga lista e sanksioneve, zemërohet Ukraina

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian pritet t’i heqë dy oligarkë nga lista e sanksioneve që u ishin vendosur pas fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës më 2022, sipas raportimeve, duke nxitur zemërim në Ukrainë.

Franca kishte bërë fushatë që miliarderi ruso-uzbek, Alisher Usmanov, të largohet nga lista e sanksionve, duke i përmendur si arsye “shqetësimet për sigurinë kombëtare”. Luksemburgu bëri thirrje për heqjen e biznesmenit ruso-izraelit, Mikhail Fridmna, i cili do ta padisë këtë shtet për zhbllokimin e aseteve të ngrira, raporton televizioni BBC.

Zyrtarët ukrainas thanë se kjo lëvizje është “e papranueshme” dhe dërgon porosi të gabuar te Moska.

“Moska po feston, sepse e mori atë që e deshi: ndjenjën e pandëshkueshmërisë, turpërimin e BE-së dhe përçarjen në mesin e evropianëve” – shkroi në rrjetin X ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha.

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që të njoftojnë sanksione shtetërore kundër këtyre dy individëve. Letonia tashmë ka thënë se do të bëjë një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme