BE-ja mirëpret vendimin e qeverisë për RTK-në, por kërkon miratimin e shpejtë të Ligjit - NACIONALE

BE-ja mirëpret vendimin e qeverisë për RTK-në, por kërkon miratimin e shpejtë të Ligjit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për ndarjen e mbi 2.5 milionë eurove hua për RTK-në.

Megjithatë, ata kanë kërkuar që Ligji për RTK-në të miratohet sa më shpejtë.

Njoftimi:

BE-ja në Kosovë mirëpret miratimin në parim nga Qeveria në detyrë të kërkesës së RTK-së për huamarrje, një hap i rëndësishëm, megjithatë minimal, për të siguruar vazhdimësinë e saj dhe të drejtën e publikut për informacion. BE-ja bën thirrje për miratimin e shpejtë të Ligjit për RTK-në për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe stabilitet financiar.

Lajme të ngjashme