BE-ja mirëpret konstituimin e Kuvendeve në 20 komuna - NACIONALE

BE-ja mirëpret konstituimin e Kuvendeve në 20 komuna

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur sot marrjen e detyrës nga kryetarët dhe asamblistët komunalë në 20 komuna të vendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Në njoftimin e bërë publik, BE-ja vlerëson procesin e dorëzimit të përgjegjësive komunale si të qetë dhe të rregullt, duke përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës, njofton Dukagjini.

“Sot kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave morën detyrën në 20 komuna të Kosovës pas zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. BE-ja në Kosovë mirëpret dorëzimin pa probleme të qeverisjes komunale, duke përfshirë edhe 4 komunat veriore. Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen” thuhet në njoftimi.

Lajme të ngjashme