BE-ja: Kosova të ecë përpara me themelimin e Asociacionit - NACIONALE

BE-ja: Kosova të ecë përpara me themelimin e Asociacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka folur rreth pritshmërive të saj për hapat e mëtutjeshëm për Kosovën dhe Serbinë.

Në një përgjigje për Kohën, zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali, ka kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa përpara drejt themelimit të Asociacionit.

Ndërsa nga Serbia, BE-ja pret që të përmbushë obligimet e veta që rrjedhin nga Marrëveshja e Brukselit.

“I bëjmë thirrje Kosovës që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit në përputhje me draftstatutin e BE-së, pa vonesa të mëtejshme. BE-ja rikujton se Marrëveshja për rrugën e normalizimit është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Serbia pritet të përmbushë obligimet e veta që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën e normalizimit, paralelisht me Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit bazuar në draftstatutin evropian, në përputhje me planin e zbatimit të propozuar nga BE-ja”, ka thënë Massrali.

Lajme të ngjashme