BE-ja e pranon formalisht Kroacinë në zonën e euros - NACIONALE

BE-ja e pranon formalisht Kroacinë në zonën e euros

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrat e Financave të BE-së të martën e miratuan formalisht hyrjen e Kroacisë në zonën e përdorimit të euros nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Këshilli Evropian miratoi tri akte ligjore që kërkohen për hyrjen e Kroacisë në zonën e euros nga 1 janari i vitit 2023.

Kroacia është e pavarur nga viti 1991, kur u nda nga ish-Jugosllavia. Sllovenia fqinje, gjithashtu dikur pjesë e ish-Jugosllavisë, e ka filluar përdorimin e euros në vitin 2007.

Lajme të ngjashme