BE-ja e konfirmon: Sorensen në Kosovë javën e ardhshme - NACIONALE

BE-ja e konfirmon: Sorensen në Kosovë javën e ardhshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme, nga data 17 deri me 19 mars.

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së.

“Përfaqësuesi special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga 17-19 mars dhe planifikon të mbajë takimin e tij të parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur menjëherë pasi të vizitojë rajonin”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Dukagjinin.

Sorenseni ka zëvendësuar paraardhësin e tij, Mirioslav Lajçak.

Lajme të ngjashme