BE-ja e dënon “rezultatin e falsifikuar të referendumeve ilegale” në Ukrainën e pushtuar
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-së i dënon rezultatet e referendumeve ilegale dhe rezultatin e tyre të falsifikuar në lindje të Ukrainës.
“BE-ja i dënon “referendumet” ilegale dhe rezultatin e tyre të falsifikuar. Kjo është një shkelje tjetër e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, në mesin e abuzimeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Ne e lavdërojmë guximin e ukrainasve, të cilët vazhdojnë që ta kundërshtojnë dhe t’i rezistojnë pushtimit rus”, shkroi zyrtari i lartë i BE-së.
EU denounces holding of illegal “referenda” and their falsified outcome.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 28, 2022
This is another violation of Ukraine’s sovereignty + territorial integrity, amidst systematic abuses of human rights.
We commend the courage of Ukrainians, who continue to oppose & resist Russian invasion.
Ai gjithashtu premtoi “reagim të fuqishëm dhe të bashkuar” nga BE-ja ndaj sulmeve në infrastrukturën e energjisë, më saktësisht në gazsjellësit “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2”.
“Dëmi ndaj Rrjedhës Veriore 1 & 2 nuk është rastësi dhe na prek të gjithëve. Të gjitha informatat në dispozicion tregojnë se rrjedhjet janë rezultat i një akti të qëllimshëm. Pengimi i qëllimshëm i infrastrukturës evropiane të energjisë është plotësisht i papranueshëm dhe do të ballafaqohet me një reagim të fuqishëm e të bashkuar”, shkroi kryediplomati evropian.