BE: Është e domosdoshme që zgjedhjet të mbahen në kushte paqësore - NACIONALE

BE: Është e domosdoshme që zgjedhjet të mbahen në kushte paqësore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Bashkimi Evropian ka dalë në anën e Kosovës për zgjedhjet në veri.

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në veri, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë thirrje që zgjedhjet për kryetar të katër komunave me shumicë veriore të mbahen në mënyrë të qet.

“Është e domosdoshme që zgjedhjet të mbahen në kushte paqësore dhe BE fton të gjitha palët që të tregojnë përmbajtje”, ka thënë Stano, raporton REL.

Ai ka pranuar se deri me tani shumë pak është bërë në uljen e tensioneve në atë pjesë të vendit.

Sipas tij, serbët është dashur të kthehen në institucioneve.

Që kur serbët u larguan nga institucionet në veri të Kosovës në nëntor të vitit 2022, BE-ja bashkë me partnerët tanë, ishte angazhuar me të dyja palët për të ulur tensionet dhe që serbët e Kosovës të përmbushnin obligimin e tyre nga dialogu dhe të ktheheshin në institucione, ndërsa për Kosovën të mundësojë që ky kthim të realizohej. Deri më tani, pak përparim është arritur në këtë pikë. Është imperative që të kthehemi në situatën në të cilën serbët e Kosovës marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen lokale, polici dhe gjyqësor në veri të Kosovës. Na duhet që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë drejtim”, ka deklaruar Stano.

Lajme të ngjashme