BE beson ta vendos “statusin” e Urës së Ibrit në bisedimet e ardhshme në Bruksel
Çështja e “statusit” të Urës së Ibrit synohet të vendoset në bisedimet e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nga Bashkimi Evropian.
“Hapja e urës është çështje e dialogut edhe pse Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n dhe KFOR-in, ne e kundërshtojmë veprimin për të ndryshuar statusin aktual të urës pa koordinim dhe marrëveshje paraprake në dialog. Ne ua kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. BE-ja u kërkon të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Nuk diskutojmë për skenarë të mundshëm. BE-ja planifikon ta vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, ka thënë një zëdhënës për “kohën ditore”.