Bastisje në shtëpinë e Zv/Sekretarit në Ministri të Mjedisit
Në shtëpinë e Zëvendës Sekretarit në Minsitri të Mjedisit, Izedin Bytyqit, është duke u kryer bastisje nga hetuesia e policisë kosovare, kupton gazeta Nacionale.
Kjo njëkohësisht me bastisjen që ndodhi në Ministrin e Mjedisit që udhëhiqet nga Liburn Aliu në mëngjesin e së martes e që dyshohet të ketë bëjë me çështje të ambalazhimit të ujit.
Mediat kanë raportuar edhe nga vendi i ngjarjes ku në shtëpinë e Bytyqit gjenden dy vetura të policisë.