Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, i kapen mbi 39 mijë euro të gatshme - NACIONALE

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, i kapen mbi 39 mijë euro të gatshme

2 orë më parë

nga NACIONALE

Hetuesit policorë ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për shpiunazh Fehim Sali i cili u arrestua sot në Merdarë.

Gjatë bastisjes janë sekuestuar para të gtshme në vlerë 39 mijë e 500 euro, 500 dinarë dhe katë telefona celularë.

Sali dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA) për një periudhë të gjatë

Njoftimi i plotë:

Komunikatë e përbashkët e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale

Dragash, 13 gusht 2026 - I arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:

- para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;

- para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;

- katër (4) telefona celularë;

- dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme