Bashota: Hashim Thaçi nuk ka mujtë me lëshu urdhra për veprime ushtarake - NACIONALE

Bashota: Hashim Thaçi nuk ka mujtë me lëshu urdhra për veprime ushtarake

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-prori i lartë i UÇK-së, Sokol Bashota, edhe sot po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Në seancën e sotme, ai ka bërë me dije se Hashin Thaçi si Drejtori i Drejtorisë Politike nuk ka qenë në gjendje të lëshojë urdhra për zonat operative të UÇK-së.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe, Pashota ka thënë se drejtori i Drejtorisë Politike s’e ka pasur këtë mundësi.

Drejtori i Drejtorisë Politike nuk ka mujt me lëshu urdhra për veprime ushtarake apo për zonat. Ky ka qenë drejtor i Drejtorisë Politike. Mbi bazën e kësaj”, është shprehur Bashota.

Lajme të ngjashme