Bashkimi Evropian i jep 240 milionë euro grant Serbisë
Ministria e Integrimeve Evropian e Serbisë njoftoi es ka marrë 240 milionë euro grant nga fondet e para-anëtarësimit të Bashkimit Evroian, për financimin të programit shumëvjeçar për mjedisin dhe sektorin e energjisë.
Për këtë program, siç e citoi media serbe “Danas”, thuhet se do të zbatohet në kohën 2025 deri më 2032..
Programi operativ shumëvjeçar për mjedisin dhe energjinë do të menaxhohet nga institucionet e Serbisë në një sistem menaxhimi indirekt, në përputhje me mënyrën se si anëtarët e BE-së zbatojnë programet brenda fondeve të kohezionit dhe zhvillimit rajonal, thuhet në njoftim.