Bashkimi Evropian transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës - NACIONALE

Bashkimi Evropian transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian, konkretisht, Komisioni Evropian i ka transferuar sot buxhetit të Kosovës 5.25 milionë euro të tjera, për ta zbutur ndikimin e pandemisë COVID19 si dhe rritjen e shpejt të çmimeve të energjisë e të ushqimeve, ka njoftuar zyra e BE-së në Prishtinë.

“Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë prekur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet e cenueshme, të përballen me vështirësitë financiare në gjendjen aktuale”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Kujtojmë se kjo pagesë, është në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë e cila u nënshkrua në vitin 2020, ku totali i shumës me të cilën do të mbështetet Kosova, kap shifrën gati 26 milionë euro.

Lajme të ngjashme