Bashkimi Evropian konfirmon takimin Kurti-Vuҫiq në Bruksel
Më 18 gusht pritet në Bruksel një takim mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës Albin Kurti.
Josep Borrell, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, e konfirmoi këtë. “Takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar ai në Twitter.
“Po ftoj presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të takohen në Bruksel më 18 gusht për të diskutuar rrugën përpara mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.
Ftesa vjen pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët dhe pasi qeveria e Kosovës vendosi të vendosë reciprocitet me Serbinë në dokumentet e udhëtimit dhe targat e automjeteve.
Pas përshkallëzimit të situatës, qeveria e Kosovës, me kërkesë të Josep Borrell, shtyu për një muaj vendimin për reciprocitet me Serbinë. Vendim që u mbështet edhe nga SHBA-të.
I am inviting President of Serbia Vucic @predsenikrs and Prime Minister of Kosovo Kurti @albinkurti on 18 August to Brussels, to discuss the way forward between Pristina and Belgrade.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 6, 2022