Bashkim Ramosaj publikon foto mahnitëse të Deçanit, Tahiri e quan “shembull në rajon për transformim”
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka publikuar në Facebbok disa pamje mahnitëse të rrugëve të asfaltuara në këtë komunë.
Deputeti i AAK-së, duke komentuar fotografitë e postuara nga z.Ramosaj ka thënë se kryetari Ramosaj është shembulli më i mirë në rajon për lidership transformues.
“Kryetari Bashkim Ramosaj është një ndër shembujt më të mirë në rajon për lidership transformues. Ai me ekipin e tij po e transformon Deçanin duke qenë të dedikuar në zhvillimin urban dhe Infrastrukturor të këtij qyteti. Bashkim!” – shkroi ai.