Bashkëveprimtari i Kurtit flet për protestat e 1 Tetorit: I fundit që na u bashkua ishte Albin Kurti - NACIONALE

Bashkëveprimtari i Kurtit flet për protestat e 1 Tetorit: I fundit që na u bashkua ishte Albin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 25 vjetorin e protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, ka folur në emisionin “n’Demos” njëri ndër oganizatorët e saj, Muhamet Mavraj.

Mavraj duke folur për prapaskenat e kësaj proteste, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ishte i fundit që u bashkua organizatorëve të tjerë.

Nuk kam qenë më i ashpër, por kam qenë i drejtpërdrejt, në dy takimet e para nuk kam shku për shkak të krijimit të një klime pak më të mirë të bisedimeve sepse unë isha kritik i tij. Në takimin e parë është bë një gabim në paraqitjen e kërkesave, janë habitë kanë thënë kanë me u bë me 1 shtator demonstratat, Rugova ka thënë s’ka kohë për një gjë të tillë. Ne e shtyjm për 1 tetor në mënyrë që ai të del të na përkrahë publikisht, ai doli dhei a arritëm qëllimin”, ka thënë ai.

Tre organizatorët e parë të kësaj proteste ishin Mavraj, Dugolli dhe Lajçi teksa sipas tij, Kurti ishte bashkuar në fund.

Në konferencën e parë për media, na ka lënë një dy ditë pa gjumë, unë isha i interesuar që të dalim të katërt bashkë, unë, Dugolli, Lajçi dhe Kurti. Albin Kurti erdhi pas një kohe, në gusht, i fundit që u bashkua me ne ishte Kurti”, është Mavraj.

Lajme të ngjashme