Rilind Gërvalla e dha idenë e dokumentarit, RTK-ja ia transmetoi, bashkëshortja e tij u promovua
Radiotelevizioni i Kosovës në vazhdimësi ka qenë në cak të kritikave për ndërhyrjet nga jashtë.
Por, ‘hairin’ RTK-së po ia shohin edhe bashkëshortet e atyre që janë në krye të televizionit.
Pas hapësirës që iu dha kohë më parë bashkëshortes së Blerim Haxhiajt, tash radha ishte e drejtorit të TV-së, Rilind Gërvalla.
Dje RTK ka transmetuar një dokumentar, idenë e të cilit në fund thuhet se e ka dhënë vetë Rilind Gërvalla, që është drejtor. E aty flet, Ervina Halili, bashkëshortja e tij.
Madje, duke i dhënë hapësirë të madhe edhe në rrjete sociale.