Bashës i pengojnë edhe urimet e opozitës për Lojrat Mesdhetare, i “sulmon” pak edhe mediat
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar një urim pasiqë Prishtina është shpallur fituese për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
Ai në urimin e tij kishte përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe Drejtorisë për Sport, si dhe të gjithë ata që janë angazhuar për të arritur këtë sukses.
E ky formulim i urimit duket se nuk i ka pelqyer deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Bashës.
Basha me anë të një postimi në Facebook, ka tentuar të ironizojë me urimin e z.Krasniqit.
“Veç FC Latën edhe Shoqatën Kulturo-Artistike t’Zllakuqanit nuk e paska uru për korrjen e kësaj fitore të madhe!” – ka shruar Basha.
Ai nuk ka lënë pa “sulmuar” pak edhe mediat kosovare.
“Ani edhe plotë portale kaps apet, dojnë me plas”, ka shkruar më pas deputeti Basha.
