Basha thotë se janë dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
Ka përfunduar takimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me subjektet politike, takim në të cilin po diskutoheshin përgatitjet për seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të takimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, bëri të ditur se në konsultimet e së martës me përfaqësuesit e partive politike janë dakorduar që në seancën konstituive të së nesërmes nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës të votohen si pako.