Basha shpërndan postimin e Muratit, shkruan një fjali të ashpër: Shpifës!
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shpërndarë një shkrim të Hekuran Muratit, ministër i Financave, i cili shkruajti në lidhje me numrin e bizneseve të regjistruara.
Basha ka shkruar një fjali të ashpër, që duket se iu drejtohet deputetëve të LDK-së, të cilët kanë qenë të zëshëm në kundërshtimin e narrativës ekonomike të VV-së.
Basha shkroi edhe fjalën “shpifës”.
“Për krejt shpifjet ka fakte që ju çmontojnë dhe ju shpërfaqin për çka edhe jeni, SHPIFËS!” – ka shkruar ai.