Basha për Komisionin Hetimor për rezervat: Opozita po dëshiron të ulet në karriget e prokurorëve - NACIONALE

Basha për Komisionin Hetimor për rezervat: Opozita po dëshiron të ulet në karriget e prokurorëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Diman Basha, ka folur në lidhje me formimin e Komisionit Hetimor në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, opozita po dyshon se Porkuroria nuk po gjenë asgjë në lidhje me rezervat, e tash opozita po dëshiron që me anë të këtij Komisioni, të “zbuloj” diqka, duke e quajtur spektakël, hetimin për mos ardhjen e disa nga rezervat shtetërore, për të cilat shteti ka paguar paratë.

“Kuvendi po don me marr rolin e Prokurorisë. Krejt ky hetim është spektakël. Ju po dyshoni te Prokuroria që nuk ka gjetë kurgjo, prandaj ju po doni me hetu, me shpresën se po gjeni diqka.

Nuk ka asnjë keqperdorim. Nuk mund të ktë me Qeverinë Kurti.

Martin Berishajt i thonin hajn e e shanin, pastaj kur erdhi në Komision Hetimore, përqafoheshin me të. Unë mendoj se Prokuroria sipas opozitës nuk po e bën punën, e këta po duan të ulen në karriget e tyre.” – ka thënë Basha.

Lajme të ngjashme