Basha: Më kanë rreh si 16 vjeçar, kam pasaportë të Amerikës dhe në çdo kufi kam ankth
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar ndaj pamjeve ku profesori shqiptar, Petraq Milo shihet duke u rrahur nga policia e Malit të Zi.
Basha ka thënë se edhe ai në moshën 16-vjeçare është rrahur.
Ai ka thënë pavarësisht se ka pasportë të Amerikës, përsëri në çdo kufi ka ankth.
“Nervoza e shqiptarëve është fakti se ky ka qenë trajtimi i tyre gjatë gjithë dekadave nën regjimin fashist t’Millosheviçit! M’kanë rreh kur kam qenë vetëm 16 vjeçar! Është traumë e fjetur! Sot jam deputet, kam pasaportë dhe në çdo kufi kam ankth!” – ka shkruar Basha në rrjetin social Twitter.
Nervoza e shqiptarëve është fakti se ky ka qenë trajtimi i tyre gjatë gjithë dekadave nën regjimin fashist t’Millosheviçit! M’kanë rreh kur kam qenë vetëm 16 vjeçar!
— Dimal Basha (@dimalbasha) February 21, 2023
Është traumë e fjetur! Sot jam deputet, kam pasaportë 🇺🇸 dhe në çdo kufi kam ankth!
pic.twitter.com/hLmpj6dMd3
