Basha i reagon Ramës: S’pe kuptoj pse po fol se çka duhet me bo Kosova në vendin e vet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Basha ka thënë se vet KFOR-i është bind që Policia e Kosovës ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë në veri.
Ai tutje ka thënë se nuk është duke e kuptuar se pse Rama po fol se çka duhet me bo Kosova në vendin e vet.
“Vet KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë nê veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje! Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin?” – ka shkruar Basha.
