Basha e mirëpret aksionin me 4 të arrestuar për dallavere me patent-shoferë - NACIONALE

Basha e mirëpret aksionin me 4 të arrestuar për dallavere me patent-shoferë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se katër persona janë arrestuar sot nga organet e rendit, nën dyshimet për marrje ryshfeti, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë.

Sipas tij, në mesin e të arrestuarve është edhe një ekzaminere e angazhuar nga ministria, e cila dyshohet për përfshirje në këtë rast.

Basha ka mirëpritur aksionin e zhvilluar dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Ai theksoi se institucionet do të jenë të vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe çdo forme të keqpërdorimit, duke garantuar integritet dhe transparencë në shërbimet publike.

Lajme të ngjashme