Basha e kritikon opozitën: Nuk merret me Serbinë, por na pyet neve pse kemi masa - NACIONALE

Basha e kritikon opozitën: Nuk merret me Serbinë, por na pyet neve pse kemi masa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dimal Basha, deputet i VV-së, ka komentuar rrahjen e Nikola Sanduloviqit, politikan serb, i cili dyshohet se u rrah nga shërbimi sekret serb pas vizitës te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në shkrimin e tij, Basha ka kritikuar qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës, duke thënë se përderisa Serbia vazhdon të orgestrojë sulme terroriste e i bën favore Rusisë, Kosova është e sanksionuar nga BE-ja.

Ai e ka kritikuar edhe opozitën.

“Në anën tjetër Serbia vazhdon të orkestroj sulme terroriste ndaj Kosovës, na vret policë, na kidnapon policë, vjedh zgjedhje, i bën favore Rusisë, kurse Kosova prapë vazhdon të jetë vendi që BE ia ka vu sanksione.

Dhe opozita nuk merret me Serbinë, por na pyet neve pse kemi masa!!!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme