Basha e kritikon Escobarin: Kish me qenë serioze sikur të kërkonte dorëheqjen e Vuçiqit
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka publikuar një shkrim, në të cilin ka komentuar deklaratën e Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, në lidhje me dorëheqjen e katër kryetarëve të katër komunave të veriut.
Bash e ka kritikuar Escobarin, teksa ka treguar se çfarë do të ishte serioze nëse do të kërkonte Escobar.
“Eskobar paska deklaru se, "dorëheqja e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës do të ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë."
Kjo kishte me qenë serioze vetëm nëse Eskobar kish kërku edhe dorëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, i cili ndër tjera:
𝟏. Nuk i vë sanksione Rusisë,
𝟐. Urdhëron dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it,
𝟑. Nuk jep përgjegjësi për 3 qytetarë amerikanë të vrarë pas shpine në kohën kur Vuçiq ka qenë Ministër i Propagandës…” – shkroi ai.