Basha: 15 gradë shtesë i keni nga betoni i Agim Aliut
Komuna e Ferizajt në qershor të vitit 2019, ka pezulluar dhënien e lejeve të ndërtimit në Ferizaj, për këtë sot ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Basha tha se Agim Aliu ka premtuar pezullimin e ndërtimeve të larta, ndërsa në anën tjetër ka vazhdu me lëshu qindra leje të tjera kundërligjshem.
“Temperaturat në qytet sot shkojnë 50 gradë celsius në qytet, 35 gradë nga moti, kurse 15 tjera shtesë i keni dhuratë nga betoni i Agim Aliut!”, shkruan Basha.
Qytet i ngulfatur me beton, pa drunjë e pa asnjë hapësirë të gjelbër, shtoi ai.