“Bari ju bëftë mirë juve pionierë të xhaxhit” – Mustafa reagon ashpër pasi VV e përfshiu në video propaganduese - NACIONALE

“Bari ju bëftë mirë juve pionierë të xhaxhit” – Mustafa reagon ashpër pasi VV e përfshiu në video propaganduese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ashpër pasi Vetëvendosja prezantoi nëj video propaganduese, ku ishte përfshirë edhe deputeti në fjalë.

Ai për këtë e ka akuzuar Dejona Mihalin, Elvis Hoxhën e Hysamedin Ferajn, duke i quajtur “pionierë të xhaxhit Enver”.

Postimi:

Çfarë super dhurate për 4 korrikun e Amerikës!🇺🇸 🇽🇰

Pionierët e Enver Hoxhës, Dejona, Elvisi e Hysamedini më paskan përfshirë në videon e radhës, plot ankesa se po ju pengoj ta kthejnë Kosovën në shkretëtirë 🌵enveristo-marksist-leniniste të stilit “edhe bar do hamë!” 🐄

Bari ju bëftë mirë juve pionierë të xhaxhit, unë e dua Kosovën të begatshme e krahpërkrah Amerikës.

Ndërsa të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të jetojnë krahpërkrah me popullin amerikan, e jo kundër tij, urime Dita e Pavarësisë së shtetit më mik të shqiptarëve në gjithë historinë tonë!

Lajme të ngjashme