Bardhyl Meta ironizon: Kaja bilbil nanën, Azem Syla paska vërejtje ndaj shkrimit të Mehmet Krajës
Bardhyl Meta, analist, ka shkruar një reagim në profilin e tij ndaj Azem Sylës, ish-komandat i UÇK-së, ku ka ironizuar me faktin se z. Syla dje botoi një shkrim si reagim ndaj analizës së Mehmet Krajës, kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës.
Z. Meta ka shkruar disa fjalë ironike, duke thënë se “luva krejt bab’ës!”. Ai reagimin e Sylës ndaj Krajës e ka lidhur edhe me ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“P.S. Azem Syla s’ka problem me shkrimin aktual te Krajes, por ka një mllef retard, e një pezm t’mbledhur dekadash, mllef i gjithë Enveristëve e Marksist Leninistëve Kosovar - që Rugovën dhe gjithe Intelektualët që ngjizën Lidhjen Demokratike të Kosovës - një antidot t’Enverizmit - e etiketonin si antikombetare…!” – shkroi ai, ndër të tjera.