Barcelona prezanton Andreas Christensen
Pasi e zyrtarizuan si futbollist i ri gjatë javës së kaluar, Barcelona tani ka prezantuar Andreas Christensen.
Danezi u prezantua pranë presidentit të klubit, Joan Laporta, derisa deklaroi se është ëndërr e realizuar për të.
"Është e ëndërr e bërë realitet që nënshkrova për këtë klub. Mezi pres që t'ia nisi".
Ndërkohë, Laporta zbuloi një prapaskenë që Christensen kur ishte tetë vjeç kishte shkruar se një ndër ëndrrat e tij ishte të luante për kataluansit.
"Christensen, kur ishte tetë vjeç, shkroi në një letër se ëndërronte të luante te Barcelona. Këtë gjë e duam këtu. Duam lojtarë që ëndërrojnë të luajnë për Barcelonën".
The blaugrana colors suit you 🤩 pic.twitter.com/RPIeeg0SMC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 7, 2022