Baraliu e sulmon ulët opozitën për kritikat ndaj Kurtit: Mendjetronditëse, kllosharski, kastravecë, patlixhanë politikë - NACIONALE

Baraliu e sulmon ulët opozitën për kritikat ndaj Kurtit: Mendjetronditëse, kllosharski, kastravecë, patlixhanë politikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka komentuar deklaratat dhe kritikat e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sot tha se e pranon Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse i plotësohen gjashtë kushte.

Ndaj këtyre kritikave, Baraliu ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe të papranueshme, duke përdorur terme e sulme ad hominem.

“Hipokrizia e ojëqëistëve dhe ish-pushtetarëve është mendjetronditëse: në një anë çirren e luten për 'zajednicën', në tjetrën kush ma i pari e kush ma kllosharski kishe pe sulmojnë Albinin se e pranoi atë!” – shkroi fillimisht z. Baraliu, amerikani në tentativë.

E në paragrafin e dytë, ai ka vazhduar të radikalizojë gjuhën dhe termet politikisht jokorrekte ndaj opozitës.

“O kastravecë e patlixhanë politikë, edhe ju të tjerë me dy kokrra në tru që nga mëria dhe parapozicionimi veç terr projeksiononi, çka nuk po ju pëlqen nga 6 pikat - dhe, sidomos, çka nuk po ju pëlqen nga taktika e Albinit, ani pse prej Hanës po shihet si një vollej tenisi?! Përqëndrohuni, mos u çthurni kështu. Kosova është e rëndësishme, jo Albini, Hashimi, Brahimi - këta janë veç vdekatarë të përkohshëm. Leni pallavrat, leni hutitë e matrapazllëqet, përqëndrohuni!” – përfundoi z. Baraliu, analisti shqiptar që ka aplikuar për pasaportë amerikane.

Lajme të ngjashme