"Xhandari nga Amerika", Bleron Baraliu kërkon mbylljen e Akademisë dhe riedukim për profesorët e UP-së - NACIONALE

"Xhandari nga Amerika", Bleron Baraliu kërkon mbylljen e Akademisë dhe riedukim për profesorët e UP-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Bleron Baraliu, ka reaguar pas skandaleve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ka pyetur se ku kanë qenë nga janari që nuk e kanë kundërshtuar raportin.

Baraliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se raportet e tilla janë konfirmim i idesë që ASHAK-u duhet me u mbyllë me urgjencë.

Gjatë një përballjeje në Pressing, Valon Syla, analist i rregull në këtë emision, i kishte thënë Baraliut se i përngjante "xhandarit të letrave" për nga pamja.

“Tri mendime:

1. Ku keni qenë në Janar që nuk e keni kundërshtuar raportin, por i gjuheni në qafë njeriut me eufori tipike tek tash pasi dëmi është bërë - o turma grejzash që ushqeheni veç me statuse tfejsbukut

2. Ky raport, jo përmbajtja aq sa forma dhe vizioni apo mungesa totale e tij, janë veç konfirmim i idesë që ASHAK-un duhet me e mbyllë me urgjencë

3. Bashkë me ASHAK, do të ishte e udhës me e mbyll edhe UP, dhe mi dërgu në riedukim të gjithë profesorët - pastaj me vlerësu a janë krijuar kushtet e nevojshme për rihapje

Pa guxim të këtillë vazhdojmë shllajfitjen intelektuale dhe lulëzimin e portaleve si nacionale.çcom dhe bigbrother.devolli”, ka shkruar Baraliu.

Lajme të ngjashme