Banka Popullore e Serbisë kërkon që çështja e dinarit të zgjidhet përmes dialogut - NACIONALE

Banka Popullore e Serbisë kërkon që çështja e dinarit të zgjidhet përmes dialogut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Popullore e Serbisë ka kërkuar shfuqizimin e rregullores së Bankës BQK-së e cila e përcakton euron si valutë të vetme për pagesat në Kosovë.

Banka Popullore e Serbisë ka kërkuar që çështja të zgjidhet me dialog politik, raporton Radio Evropa e Lirë.

Banka Popullore e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, tha NBS-ja, duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga REL-i nëse Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar shtrimin e kësaj çështjeje në dialog, zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se qëndrim i Qeverisë është se BQK-ja është institucion i pavarur dhe se politikanët nuk mund të dalin mbi institucionet e pavarura të shtetit.

Në anën tjetër edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë është shprehur kundër, implementimit të gutshëm të rregullorës së Bankës Qendërore të Kosovës.

Lajme të ngjashme