Banka Botërore do t’i japë Ukrainës ndihmë shtesë prej 530 milionë dollarësh
Banka Botërore ka thënë se do të ndajë edhe 530 milionë dollarë shtesë si përkrahje për Ukrainën, duke e çuar në 13 miliardë shifrën e përgjithshme të ndihmave nga kjo bankë.
Përmes një deklarate, Banka Botërore tha se kjo ndihmë mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar, me 500 milionë dollarë, dhe Mbretëria e Danimarkës, me 30 milionë dollarë, shkruan agjencia “Reuters”.
Nga ndihma e përgjithshme prej 13 miliardë dollarësh për Ukrainën deri më tani, 11 miliardë tashmë janë paguar plotësisht, njoftoi ky institucion.
Sipas analizës më të re të Bankës Botërore, kostoja e përgjithshme afatgjate e rindërtimit dhe rimëkëmbjes në Ukrainë gjatë tri viteve të ardhshme është mbi 100 miliardë dollarë, tha Arup Banerji, drejtor rajonal për Evropën Lindore në Bankën Botërore.