“Bandat lokale paraqesin problem”, Krasniqi: O’Brajan la të nënkuptohej se Serbia do të dalë e larë nga Banjska - NACIONALE

“Bandat lokale paraqesin problem”, Krasniqi: O’Brajan la të nënkuptohej se Serbia do të dalë e larë nga Banjska

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi është befasuar nga deklarata e ndihmës Sekretari amerikan Shtetit për çështjet të Evropës dhe Euroazisë, Jim O’Brien, i cili ka thënë se “bandat lokale” në veri nuk paraqesin problem për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se diplomati amerikan ka lënë të nënkuptohet se Serbia do të dal e larë nga sulmi në Banjskë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka ironizuar me zyrtarët e qeverisë duke thënë se ata janë duke e analizuar këtë deklaratë.

“’Qofsha i gabuar’, po nuk pashë deri në këtë çast që dikush e ka kuptuar deklaratën e O’Brajanit dhënë për agjencinë Tanjug, ku ai ka deklaruar se për veriun e Kosovës paraqesin problem “bandat lokale.” Pra, “bandat lokale”, jo Serbia. E dyta, ai e rikonfirmoi se Kosova ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj, pa rrezikur fqinjtë. (Nuk është e qartë se a përfshihet edhe FSK në këtë ekuacion.) Pra, edhe kjo e drejtë ka të bëjë, prapë, me mbrojtjen nga bandat lokale," pa rrezikuar fqinjtë." Konkludimi im është se O’Brajan la të nënkuptohej se Serbia do të dalë e larë nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ndërsa sulme të tjera nuk do të tolerohen. (Espertat e qeverisë ban vaki janë duke e studiuar ende intervistën e O’Brajanit. A po merr vesh, a po ngon knena!)”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme