BANA’S, restauranti i Arbana Osmanit, arrin në HyperActive, Prishtinë! - NACIONALE

BANA’S, restauranti i Arbana Osmanit, arrin në HyperActive, Prishtinë!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një risi e madhe po vjen në gastronominë e Prishtinës, dhe këtë herë, protagonistë janë HyperActive dhe Arbana Osmani.

Arbana Osmani, ylli i njohur i ekranit dhe një sipërmarrëse e suksesshme, ka zbuluar një lajm të mahnitshëm për ndjekësit e saj nga Kosova: "Bana’s në HyperActive”.

Pasi publikoi një lajm përmes insta story “ BIG ANNOUNCEMENT TOMORROW”, ajo sot lansoi se në pranverë do hap restourantin e saj Bana’s në HyperActive duke thënë se do jetë e bukur kjo “Pranverë në Prishtinë” dhe se:

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë që nga dita e parë mbështetësit e mi më të mëdhenj, në çdo hap, kështu që kerkesa e tyre e vazhdueshme që t’jemi prezent në Kosovë duhej plotësuar e para. Kjo për mua është privilegi dhe përgjegiësi.

Bana’s është gati të shënojë fillimin e një epoke të re, me një atmosferë plot emocione dhe aktivitet. Për ju që kërkoni aventurën e shijes dhe argëtimin e pashuar, përjetimi i jashtëzakonshëm ju pret!

Lajme të ngjashme