Jam kritikuar se pse i lejova të flasin dy dëshmitarë në rastin “Sekiraça” - NACIONALE

Jam kritikuar se pse i lejova të flasin dy dëshmitarë në rastin “Sekiraça”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një pjesë e shpjegimeve të sotme të ish-prokurores së misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, ishin të lidhura me rastin e shumë përfolur në gjyqësinë kosovare, atë të shpërthimit tek lokali “Sekiraqa”.

Në konferencën e sotme për shtyp, Maria Bamieh, sqaroi se gjatë kohës kur po punonte si prokurore në EULEX, ajo kishe ftuar pranë gjykatës dy dëshmitarë për shpërthimin në lokalin Sekiraqa, të cilët pohonin se kishin paguar para për lirimin e dy personave në këtë proces.

Bamieh tha se brenda misionit në fjalë, ajo ishte kritikuar për këtë.

Për rastin e shpërthimit në lagjen “Bill Clinton”, kisha dy dëshmitarë që thonin se kishin paguar para për lirimin e dy personave dhe mua më kritikonin pse kam lejuar dëshmitarët ta thonë këtë në gjyq dhe kjo shkaktoi turbulencë ndaj EULEX-it”, deklarojë ajo n konferencën për shtyp.

Lajme të ngjashme