Balluku: Sigurisht, Shqipëria çdo tepricë të energjisë elektrike do t'ia dërgonte Kosovës - NACIONALE

Balluku: Sigurisht, Shqipëria çdo tepricë të energjisë elektrike do t'ia dërgonte Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se çdo tepricë të energjisë elektrike Shqipëria do t’ia dërgonte Kosovës.

Balluku në Info Magazine ka thënë se edhe vendet e zhvilluara po përballen me një krizë energjetike, dhe se Kosova e Shqipëria nuk përjashtohen nga kjo.

“Çdo tepricë gjatë stinës së dimrit, sigurisht se ne do ta çonim në Kosovë para se ta dërgonim për shtije. Tashmë flitet për një ndihmë humanitare. Kur është puna te Kosova nuk besoj se është ndonjë shqiptar që thotë shiteni dhe mos e dërgoni në Kosovë”, tha ajo.

Mes tjerash, ajo ka thënë se Shqipëria është me Kosovën në ditë të vështira.

Vlen të theksohet se dje dhe sot Shqipëria i ka siguruar energjinë Kosovës, në këto kohë kur vendi po përballet me reduktime.

Lajme të ngjashme