Balluku del nga gjykata, nuk deklarohet për media
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, nuk ka thënë asnjë fjalë për paraqitjen e saj sot GJKKO.
Pas qëndrimit në gjykatë rreth 40 minuta, ajo është larguar nga institucione pa dhënë asnjë deklaratë për media.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se seanca është ndërprerë për 2 orë, derisa avokatët e Ballukut do të njihen me aktet hetimore.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dje ka treguar se pse Balluku do të paraqitet në këtë gjykatë.
“Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë një seancë për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masave dhe sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025. Seanca është caktuar për datën 22 nëntor 2025, ora 09:00”, është thënë në njoftimin e GjKKO.