Ballkani thyen rekord evropian në Ligën e Konferencës - NACIONALE

Ballkani thyen rekord evropian në Ligën e Konferencës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani ka thyer rekordin evropian në Ligën e Konferencës duke u bërë ekipi i parë që shënon fitore me numër dyshifror në një rreth kualifikues brenda dy takimeve.

"Xhebrailat" demoluan kampionin e San Marinos, La Fiorita, të cilën e mposht me rezultat të thellë në të dy ndeshjet (0:4, 6:0).

Fillimisht, kampioni i Kosovës fitoi sfidën e parë me rezultat 0:4, falë golave të Meriton Korenicës (6'), Albin Berishës (73') dhe dy golave të Albion Rrahmanit (23', 50').

Ndërsa, ditën e enjte në "Fadil Vokrri" shënoi edhe gjashtë të tjera për t'u bërë skuadra e parë që brenda dy ndeshjeve në një rreth kualifikues fiton me rezultat dyshifror.

Amir Rrahmani (6', 8', 69'), Leonit Abazi (73', 90+1') dhe Ermal Krasniqi (75') realizuan për fitoren e sotme.

Ndërkohë, një rekord e vendosi edhe ish "Lewandowski i Malishevës" duke u bërë futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që shënon het-trik në një ndeshje evropiane.

Lajme të ngjashme