Ballkani nis shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Cluj, çmimet nisin nga 5 euro
FC Ballkani ka bërë të ditur se tashmë ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës kundër CFR Cluj.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar se biletat shiten "online", derisa çmimet janë Veri dhe Jug nga 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 15 euro dhe VIP që kushton hiq më pak se 50 euro.