Ballkani në epërsi ndaj Slavia Prahas, shënon Krasniqi - NACIONALE

Ballkani në epërsi ndaj Slavia Prahas, shënon Krasniqi

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni i Kosovës, Ballkani, është duke avancuar 1:0 me golin e anësorit Ermal Krasniqi, pas një asistimi nga kapiteni Armend Thaçi në minutën e 24-të.

Një pasim i bukur nga Meriton Korenica në krah, ku e gjeti të lirë anësorin nga më të mirët në Kosovë, Thaçin, që pastaj servoi një top shumë të bukur.

Ballkani po e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës dhe atë ndaj Slavia Prahas, pasi që në ndeshjen e parë në Fadil Vokrri barazuan ndaj Cluj.

Lajme të ngjashme